Koreja e Jugut do t’i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë
Seul, 28 shkurt - Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e mallrave strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e vendit, por nuk cilësoi se cilat materiale do t’i nënshtrohet ndalimit të eksportit.
“Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret ‘sa më shpejt të jetë e mundur’” shtoi ministria.
Gjithashtu, Koreja e Jugut do të rrisë mbështetjen e saj humanitare për Ukrainën duke bashkëpunuar me Komunitetin Ndqrkombëtar për dërgimin e pajisijeve ushtarake jo-vdekjeprurëse.