Korea e Veriut do të themeloj ekonominë e bazuar në shkencë
Phenian, 15 nëntor - Në Korenë e Veriut do të themelohet ekonomia e parë bazuar në shkencë, duke patur parasysh lëshimin e sukseshëm më 12 dhjetor të vitit të kaluar të satelitit artificial të Tokës "Kwangmyongsong-3" me ndihmën e raketëmbajtëses"Unha-3", deklaroi Kryeministri Pak Pong-Ju.
Pjesëmarrësit e takimit - zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, pedagogë dhe studiues të qendrave kërkimore, përfaqësues të krahinave të ndryshme - miratuan një deklaratë të përbashkët.
Në të theksohet se Partia e Punës e Koresë tani "e konsideron zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë si drejtim prioritar për zhvillimin kombëtar".