Korea e Jugut synon bashkëpunimin ekonomik me Kosovën
Prishtinë, 30 gusht - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu sot është takuar me përfaqësuesin e Korea Business Center nga Korea e Jugut, Junghee Hahn.
Ata kanë biseduar lidhur me forcimi i bashkëpunimit ekonomik në fusha të veçanta në mes të afarsitëve kosovarë dhe atyre nga Korea e Jugut, organizimi i vizitave të delegacioneve biznesore të të dyja shteteve, pjesëmarrja e kompanive kosovare në panairet më të mëdha në Korenë e Jugut, prurja e invesitorëve potencial nga Korea në Kosovë, bashkëpunimi dhe inkurajimi i investitorëve nga Korea në energjetikë , energji alternative, biomasa, logjistikë, transport, infrastrukturë, IT dhe telekomunikacion dhe shumë fusha të tjera.
Gerxhaliu me këtë rast ka thënë se Kosova është e interesuar të forcojë bashkëpunimin me shumë shtete nga jashtë e në veçanti me Korenë e Jugut.
\"Sektori i IT dhe telekomunikacionit Korean, autoindustria, energjetika, edukimi dhe shumë sektore tjera të zhvilluara në shtetin tuaj, janë mundësi dhe potencial për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja shteteve mike\", ka theksuar Gerxhaliu.
\"Nuk kemi asnjë temë të hapur politike prandaj duhet të jetë prioritet i yni që të bëjmë më tepër në avancimin e bashkëpunimin ekonomik ku do të gjuindet interesi edhe për kompanitë koreane por edhe për ekonominë dhe stabilitetin social në Kosovë.
\"Jemi të vetëdijshëm se Korea e Jugut është një investitorë i fuqishëm në Evropë e në rend të parë në Serbi , Çeki , Sllovaki , etj , prandaj do të ishte e rrugës dhe e dëshiruar që investime të tilla që kanë për qëllim afrimin me Evropën , të alokohen edhe në Kosovë\", ka theksuar me tej ai.
Gerxhaliu ka thënë me tutje se është e vërtëtë se imazhi i Kosovës nuk është ashtu si kemi dëshiruar, por duhet të kuptohet se Kosova është shumë më e mirë nga brenda sesa e analizuar nga jashtë.
\"Prandaj për përmirësim të imazhit dhe inkurajim të investitorëve të huaj sidomos nga Korea e Jugut , duhet të kemi kontakte dhe dialogim permanent dhe përmes këmbimit të infoirmacioneve ekonomike të arrihne efekte pozitive të dëshiruara në interes të të dyja shteteve , theksoi z.Gërxhaliu.
Hahn falenderoi kryetarin e OEK-ut, Gërxhaliu, për informim konstruktiv lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, ambientin biznesorë, aspektin ligjorë dhe informata tjera të rëndësishme të cilat vërtetë kanë qenë të mangëta si informacione për komunitetin e biznesit nga Korea e Jugut.
Është e vërtetë se jemi të interesuar që të jemi më aktiv në Kosovë dhe nga këtu të jemi të pranishëm në forma të ndryshmë në hapësirën evropiane , prandaj kjo vizitë e imja e ka një qëllim të caktuar: Forcimin e bashkëpunimit ekonomik në forma të avancuara dhe bazuar në informacione bazike të cilat i grumbullojmë nga Kosova dhe më gjerë.\"
\"Është e vërtetë se Kosova ka një imazh negativ , por dua të besoj se realiteti qëndron krejt ndryshe nga dezinformatat e plasuara nga qarqe të caktuara.Më gëzon fakti që gjeta një mbështetje mjaft të fuqishme në Odën Ekonomike të Kosovës dhe jam i sigurt se nga kjo vizitë do të reflektojnë rezultate pozitive dhe raportet ekonomike në mes të dyja shteteve mike do të jenë me prioritet , theksoi Hahn.
Po ashtu u theksua edhe nevoja e insittucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në këtë drejtim do të punohet sa më shpejt që është e mundur arritja e pajtueshmërive për marrëveshje të bashkëpunimit në mes të institucioneve relevante nga Kosova dhe Korea e Jugut.
Në takim u pajtuan të dyja palët se duhet të këmbehen delegacione dhe misione të ndryshme tregtare në të dyja vendet dhe vizitat e para me siguri do të ndodhin brenda këtij viti.