15 Maj 2024

Korça renditet në listën e qyteteve ku jetohet më mirë në Shqipëri

Tiranë, 14 prill - Korça është renditur në listën e dhjetë qyteteve ku mund të jetohet më mirë në Shqipëri, teksa Tirana nuk përfshihet në këtë renditje.

Të dhënat e një studimi të publikuar së fundi nga \"Campus Albania\", sipas agjensisë kineze të lajmeve, Xinhua, tregojnë se Korça ka këtë pozicionim në renditje për shkak të cilësisë së ajrit dhe standardeve të larta të jetesës.

Bajram Curri renditet i dyti për shkak të cilësisë së ajrit. Pogradeci piktoresk pranë liqenit të Ohrit, u rendit në vendin e tretë.

Në listë janë edhe Përmeti e Vlora. Pavarësisht se në të jeton pothuajse 1/3 e popullsisë së vendit, Tirana nuk gjendej në këtë renditje, pasi nuk plotësonte kushtet për cilësinë e ajrit, infrastrukturën dhe shërbimet.

Infrastruktura, mjedisi, pastërtia, hapësirat e gjelbra, shërbimet, cilësia e ushqimit, standardet e jetesës dhe mundësitë ekonomike ishin kriteret bazë për përpilimin e listës nga \"Campus Albania\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)