18 Dhjetor 2024

Koordinojnë aktivitetet për përmirësimin e situatës socio-ekonomike në Kosovë

Prishtinë, 26 gusht - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka mbajtur takim virtual me koordinatoren për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson me bashkëpunëtorë, ku ka diskutuar për hapat e përbashkët rreth implementimit të Planit të Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 të përgatitur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.     

Me këtë rast, ministrja Bajrami vlerësoi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e sfidave socio-ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Ajo i njoftoi bashkëbiseduesit me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe theksoi se Plani i Reagimit Socio-Ekonomik ndaj Covid-19 i përgatitur nga ekipi i OKB-së në Kosovë është komplementar me përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Palët u pajtuan që të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në Kosovë të shkaktuar nga pandemia COVID-19.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)