Koordinohen me FMN-në për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut
Prishtinë, 17 gusht - Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar takim me drejtoret e Zyrave Regjionale, me qëllim që të diskutohet rrjedha e aktiviteteve për periudhën janar-korrik 2017.
Në këtë takim drejtori i përgjithshwm i ATK-së, Sakip Imeri tha para drejtorëve se do të vazhdojmë me rritjen e trendit të të hyrave tatimore, zhvillimin e aktiviteteve me intensive lidhur me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, raportet e aktiviteteve operative; rimbursimet, kontrollet, si dhe kualiteti dhe kohëzgjatja e këtyre aktiviteteve. Po ashtu, drejtori Imeri tha se duhet të vazhdojmë me implementimin e raporteve të FMN-së për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se roli i ATK-së është shumë i rëndësishëm në funksionimin e shtetit, andaj ju inkurajojmë që të vazhdoni me këtë intensitet në realizimin e objektivave të parapara për këtë pjesë të vitit.