20 Nëntor 2024

Koordinimi me donatorë sjellë investime në Kosovë

Prishtinë, 10 gusht - Kryeshefi Ekzekutiv i Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), Shpend Balija, ka deklaruar se ky asociacion, këtë vit do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset në Kosovë.Ai ka thënë se sektori dhe bizneset private, janë krijuesit e vendeve të punës dhe mjeti me i fortë i zhvillimit.

Balija në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se ARDA do t’i përkrah të gjitha fushat, që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, si: turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, inovacionet, ngritjen e kapaciteteve etj.


Balija ka deklaruar se është Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal i posa themeluar nga pesë agjenci dhe është fuqimisht i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Themelimi i këtij asociacioni është një hap pozitiv në funksionimin më të mirë të sistemit, i cili e ndihmon edhe avancimin e Kosovës, por në veçanti e ndihmon në masë të ndjeshme zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij ARDA ka qëllim përkrahjen e pesë Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR), në të mirë të zhvillimit ekonomik, forcimit dhe ngritjes së kapaciteteve konkurruese të biznesit, krijimit të vendeve të reja të punës si dhe ndërtimit të infrastrukturës për shërbime dhe mjedis më të mirë pune.

Ai ka deklaruar Organizata jonë i përkrah të gjitha fushat, që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne duhet ta përkrahim si për shembull turizmin, bujqësinë, infrastrukturën, inovacionet, ngritjen e kapaciteteve, e kështu më radhë.

Sipas tij këtë vit, ne do të vazhdojnë t’i mbështesim AZHR-të, të cilat mbështesin bizneset në Kosovë dhe zhvillimin e tyre. Dihet se sektori privat, pra bizneset janë krijuesit e vendeve të punës dhe mjeti më i fort i zhvillimit. Detyrë tjetër e ARDA-s, është koordinimi i aktiviteteve te donatorëve dhe të nivelit qendror, prej të cilëve rrjedhë mundësia më e mirë për investime.

Balija ka deklaruar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë është ndarë në tri skema: në grand-skemën e parë të EURED-it, grand-skemën e dytë dhe atë të tretën. Gjithsej, nga këto tre runde, Bashkimi Evropian ka ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës me mbi 30 projekte. Në shtator pritet të lansohet rundi i 4-të i projekteve EURED në shumën totale 6.2 milionë euro.

Sipas tij deri më tani, Bashkimi Evropian ka mbështetur projektet duke filluar nga 200 mijë euro e deri në vlerë prej 500 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)