Kontinenti aziatik me 608 miliarderë
Pekin, 1 mars - Kontinenti aziatik është lider botëror përkatësisht numrit të miliarderëve, thuhet në studimin e revistës kineze "Hurun Report".
Në të vihet në dukje se në bazë të të dhënave të janarit të vitit 2013, në Azi kanë jetuar 608 persona, pasuria e të cilëve përbën më shumë se 1 miliard dollarë.
Më pas në renditje vjen Amerika e Veriut dhe Evropa, ku numri i miliarderëve arrin përkatësisht në 440 dhe 324 persona.
Aktualisht në botë numërohen 1453 miliarderë. Revista e vlerëson pasurinë e përgjithshme të të gjithë miliarderëve të botës me 5.5 trilionë dollarë.