Kontabilistët dhe Auditorët promovojmë specializimin profesional
Forumi Specializimi Profesional Domosdoshmëri për Zhvillim Ekonomik do të bashkojë përfaqësues nga komuniteti i biznesit, organizatat, politik-bërësit dhe punëkërkuesit që të diskutojnë rëndësinë e trajnimit profesional për zhvillim ekonomik kombëtar.
Gjatë këtij forumi do të mbahen panele diskutimi ku në District Club gjatë tërë ditës do ti ketë shtandet promovuese nga biznese e organizata profesionale.
Edhe pse akterë të ndryshëm në Kosovë kanë hap diskutimin mbi këtë çështje ka aq shumë zëra të padëgjuar nga shumë fusha të cilët duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të jenë pjesë e saj.
Bazuar në këtë, ShKÇAK dëshiron ta promovojë ngritjen e kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme relevante për zhvillim ekonomik si në: kontabilitet, auditimi, turizëm, ndërtimtari, arkitekturë, inxhinieri, metalurgji, farmaci, si dhe shumë fusha të tjera.
Përpjekjet e përbashkëta në mes të politikbërësve, institucioneve, shoqatave të edukimit profesional, fuqisë punëtore dhe bizneseve janë esenciale për të gjetur mënyra për krijimin e planprogrameve adekuate të trajnimit profesional duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës.
Përpos promovimeve në shtande dhe sesioneve paralele, do të mbahet paneli mbi edukimin profesional me temën Në funksion të zhvillimit ekonomik përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe paneli për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit për shënimin e 15 vjetorit të ShKÇAK Roli i Kontabilitetit dhe Auditimit në mbrojtje të interesit publik ku të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëseardhur që ti adresojnë të gjitha çështjet lidhur me edukimin profesional më gjerësisht.