Konsumimi i prodhimeve kombëtare rrit ekonomin vendore
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se tash trembëdhjetë vjet po vazhdojnë me promovimin e prodhimeve vendore.
Projekti ka për qëllim të ndikimit në përmirësimin esencial të mjedisit afarist në Kosovë, në mënyrë që të mbrojë prodhimet vendore, stimulojë qytetarët dhe vetëdijesoj ata për rëndësinë e konsumit të produkteve Kosovare, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, tha se përmes Javës së Biznesit Kosovar 2015 tentojnë të ndërtojnë kanale të reja komunikimi në mes të prodhuesve vendor, vendim-marrësve dhe konsumatorëve. Si i tillë, projekti do tu jep afaristëve vendor një kredibilitet të ri në tregun Kosovar dhe shtytje për ngritje të shkallës së eksportit ne vendet e rajonit, Turqi, vendet e BE-së dhe më gjërë
Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do të promovohen mbi pesë mijë prodhime kombëtare dhe besojmë se do të kemi mbi 50 mijë konsumatorë.
Nga 28 nëntori e tutje të bashkohemi të gjithë në konsumimin e prodhimeve vendore e pa produkte vendore nuk mund te zhvillohemi e cilësia e tyre është e lartë, tha Shahini.
Sipas tij bizneset gjatë gjithë kohës kanë dhënë kontribut të çmueshëm në zhvillimin ekonomik.
Hykmete Bajrami, minister e Tregtisë e Industrisë, tha se janë të përkushtuar që të ndihmojnë e mbështesin aktivitet biznesore sidomos atyre prodhuese.
Prodhuesit mund të rrisin kapacitetet e tyre vetëm me rritjen e konsumimit të prodhimeve vendore dhe institucionet kanë krijuar lehtësira për biznest dhe të gjitha shqetësimet po merren seriozisht në eliminimin e tyre, tha ministresha Bajrami.
Ajo potencoi se në fakt këto aktivitete kanë diçka të veçantë. E para, ato zhvillohen mbi platformën e një trekëndëshi të rëndësishëm: Prodhues vendor - institucione konsumatorë. E dyta, ato përfshijnë aktivitete që krijojnë një lidhje të rëndësishme me trevat e ndryshme ku jetojnë dhe veprojnë bashkatdhetarët tanë, si dhe me vendet që paraqesin një treg strategjik për prodhuesit kosovarë, u shpreh ministrja Bajrami.
Më tej ajo shtoi se është e përkushtuar që të ndihmojë prodhuesit vendorë që të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese e përpunuese dhe të rrisin cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve të tyre, në mënyrë që ato të jenë më konkurrente me produktet e importuara, dhe të konkurrojnë në tregjet rajonale e globale, theksoi ministrja Bajrami.
"MTI-ja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha asociacionet e biznesit që veprojnë në Kosovë, njëkohësisht edhe me AKB-në dhe ka si prioritet kryesor fuqizimin e sektorit privat dhe zhvillimin e ndërmarrësisë.
Ministrja Bajrami ceku se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes aktiviteteve të saj synon të përmirësojë ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe rrjedhimisht ngritjen e kapaciteteve të kompanive kosovare, në terma të rritjes së vlerës së prodhimit dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Ajo ritheksoi edhe njëherë se është në proces të inicimit të një projekti që do të përkrahë kompanitë për certifikimin produkteve dhe shërbimeve sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që ofertat e kompanive kosovare të jenë sa më konkurruese në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Në fund të takimit ministrja Bajrami shtoi se MTI distancohet nga dhuna dhe dëmtimi i pronës private e publike. Le të protestohet në mënyrë të qetë, duke artikuluar kërkesat karshi institucioneve, por përdorimi i dhunës është i papranueshëm, tha ajo.
Burim Piraj, prodhues i industrisë së mishrave Meka, vlerësoi lartë realizmin tradicional për konsumimin e prodhimeve vendore. Sipas tij derisa në vitin 2003 shumë pak konsumatorët ishin në dijeni e konsumonin prodhimet e Kosovës, tashmë ata konsumojnë prodhimet cilësore.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi projektit tradicional Javët e Biznesit Kosovar e cila tregoi se promovimi i produkteve kombëtare do të realizohen në të gjitha trojet shqiptare, mbështetur nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë KIESA, MF, MZHE dhe MBPZHR.
Ajo shtoi se qëllimi kryesor është informimi i qytetarëve për prodhimet dhe shërbimet Kosovare të cilat meritojnë një trajtim më të mirë, si dhe të krijojë partneritet me të gjithë afaristët dhe institucionet vendore për përmirësimin e ambientit afarist, duke ndërtuar politika më mira konkuruese.
Objektiv mbetet ngritja e vetëdijes së konsumatorëve për prodhimet vendore, përmirësimi i komunikimit në mes konsumatorëve dhe prodhuesve vendorë, përmirësimi i politikave ekonomike për krijimin e një ambienti të favorshëm afarist, komunikimi i vazhdueshëm në mes të institucioneve qeveritare, sektorit privat dhe atij joqeveritar, promovimi i standardeve të cilësisë së produkteve vendore.