Konsumi rritet 2.5 % në janar
Pekin, 15 shkurt - Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në janar në Kinë u rrit 2.5 %, duke ruajtur të njëjtën rritje të një muaji më parë.
Në janar, për arsye të Festës së Pranverës, çmimet e ushqimeve u rritën 3.7 %, duke ndikuar në rritjen me 1.23 pikë përqindjeje të CPI-së.
Zv.drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Wang Jun u shpreh se, duke u nisur nga gjendja e janarit, të ndërthurur me paraqitjen ekonomike, përqindja vjetore e rritjes së çmimeve pritet të mos jetë e madhe