Konsumatorët e Badocit sot me ndërprerje të furnizimit me ujë
Prishtinë, 5 dhjetor - Ujësjellesi i Prishtina ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00 deri në ora 18:00.
Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit sipas KUR Prishtina janë punimet e planifikuara teknike që ndërlidhen me fazën e dytë të investimeve (ndrrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të infrastrukturës së ujësjellësit, etj), me çrast, kontraktori i fazës së dytë do tpunojë në sistemin e Badocit, ku te stacioni i pompave do të bëhet kyçja e re në pompa , më konkretisht kyçja e gypit magjistral fi 700 mm nga liqeni i Badocit e deri te stacioni i pompimit.
Po sot nga ora 11:00 deri në ora 15:00 do të ketë edhe punime të planifikuara teknike të energjisë elektrike nga ekipet e KEDS-it, në trafostacionin e fshatit Kishnicë që është pronë e tyre.
Punët teknike, nga të dyja palët, janë planifikuar në të njejtën kohë, me qëllim të përfitimit në kohë për konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, në mënyrë që uji të mos ndërprehet dy ditë rresht.