15 Nëntor 2024

Konsumatorët e Badocit sot do të kenë ndërprerje të ujit

Prishtinë, 11 dhjetor - Ujësjellesi ”Prishtina” ka bërë të ditur për të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit Badoc, se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00-18:00.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit, janë vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike nga kontraktorët, që ndërlidhen me fazën e dytë të investimeve (ndrrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, riparimi i flokulatorëve dhe rehabilitimi i fabrikës së Badocit në tërësi etj).

Një gjë e tillë nuk vlenë edhe për konsumatorët e KUR”Prishtina” sh.a të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Albanik/ Batllavë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)