Konstituohet Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë
Prishtinë, 1 shkurt - Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është bërë konstituimi i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Ministri Abrashi uroj konstituimin e këtij këshilli dhe bëri të ditur se vendimi për themelimin e një organi të tillë, do të ketë rolin dhe funksionimin sa më të mirë në bërjen e politikave gjithpërfshirëse sa i përket fushëveprimtarisë në segmentin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Me propozimin e ardhur nga anëtarët e këtij këshilli u zgjodh kryesuesja e këshillit, Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, Nënkryetari i KKSSHP, Izet Shehu, ekspertë nga fusha e shëndetit dhe sigurisë në punë (KEK) dhe Sekretari i këtij këshilli z. Hysen Hysenaj, nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës- Feronikel.
Kryesuesja e re e Këshillit Kombëtarë për Siguri dhe Shëndet në Punë, znj. Hajzeraj-Beqaj, pas zgjedhjes së saj falenderoi anëtarët e këshillit për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkarisht do të punoj në funksionimin dhe koordinimin sa më të mirë të punës brenda këtij mekanizmi gjithmon në përputhje të plotë me ligjin dhe dispozitat ligjore të vendit.