Kongresi amerikan zgjat afatin për shkurtimet e taksave mbi pagat
Washington, 24 dhjetor - Pas disa muaj përplasjesh politike, Kongresi amerikan ka miratuar zgjatjen e afatit për shkurtimet e taksave mbi pagat. Presidenti Barak Obama e kishte parashtruar këtë shkurtim taksash si jetik për qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi sot masën në një sesion të shkurtër. Dhoma votoi gjithashtu për zgjatjen e ndihmave sociale për të papunët dhe për të shtyrë hurjen në fuqi të ndryshimeve në Medicare. Në bazë të ndryshimeve, ulet shuma që kompenson programi Medicare për mjekët.
Masa për shkurtimet e taksave u miratua më parë nga Senati që javën e kaluar, por hasi në rezistencë nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke krijuar një përplasje të ndezur politike për ditë me radhë.