Kongresi amerikan nuk arrin kompromis për borxhet
Kështu dështoi edhe një tjetër përpjekje e palëve për të arritur një marrëveshje përpara hapjes së bursave këtë të hënë, çka do të qetësonte tregjet.
Presidenti republikan i dhomës së përfaqësuesve, John Boehner, u kishte bërë thirrje deputetëve të partisë së tij të tregonin gatishmëri për kompromis.
Ata duhet të përkrahin një propozim për zgjidhjen e krizës së borxheve, i cili duhet të miratohet në Kongres dhe në Senat. Edhe ministri i Financave Timothy Geithner nga Partia Demokratike, kërkoi përparime të shpejta.
Republikanët vënë si kusht për rritjen e kufirit të borxhit, kursime drastike buxhetore, ndërkohë që presidenti Obama dhe demokratët e partisë së tij, kërkojnë të rrisin edhe tatimet për qytetarët e pasur amerikanë.
Nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ngritjen e kufirit të sipërm të borxhit deri në 2 gusht, SHBA kërcënohet nga paaftësia për paguese.