20 Nëntor 2024

Kongo ndërton hidrocentralin më të madh në botë

Kongo, 20 maj - Republika Demokratike e Kongos ka vendosur në tetor të vitit 2015 fillimin e ndërtimit të hidrocentralit më të madh në botë, në Inga, mbi lumin Kongo, në perëndim të vendit, në partneritet me Afrikën e Jugut, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.


"Republika Demokratike e Kongos fillon procesin e përzgjedhjes dhe vendos fillimin e ndërtimit të këtij hidrocentrali, në Inga, në tetor të vitit 2015", theksuan burimet zyrtare vendase pas një takimi me palët e përfshira për këtë çështje në Paris.

Faza e parë e ndërtimit të hidrocentralit më të madh në botë do të fillojë në tetor të vitit 2015 në brigjet e lumit Kongo. Me një prodhim prej 40 000 MW, ky projekt do të sigurojë elektricitet për gjysmën e kontinentit afrikan", shtuan burimet zyrtare vendase.

Takimi në Paris pason nënshkrimin e një projekti në mars, në Lubumbashi mbi bashkëpunimin mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Afrikës së Jugut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)