Konfliktet tregtare ndikojnë tek rritja ekonomike globale
Washington, 2 tetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde paralajmëroi se mosmarrëveshjet dhe tarifat tregtare kanë nisur të errësojnë opinionin për rritjen globale.
Ajo u bëri thirrje gjithashtu vendeve të ndryshme të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të reformojnë rregullat tregtare globale.
Duke folur përpara takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore që do të mbahen javën e ardhshme në Indonezi, Lagarde tha se rritja ishte në nivelin më të lartë që nga viti 2011.
"Në korrik, ne parashikuam një rritje globale 3.9 për qind për 2018-n dhe 2019-n. Perspektiva është bërë më pak e ndritshme, siç do ta shihni nga parashikimet tona të përditësuara që do të dalin javën e ardhshme, sepse retorika po ndryshon në një realitet të ri të barrierave të tanishme tregtare. Këto jo vetëm që do të dëmtojë tregtinë, por gjithashtu ka shfaqur shenja tek investimi dhe prodhimi, për shkak se pasiguria vazhdon të rritet".