05 Nëntor 2024

Konfiskohet pasuria e tatimpagueseve që kanë borxhe në ATK

Prishtinë, 8 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka ndërmarr veprime ligjore ndaj të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera.

Nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi,  si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.
 
Vetëm gjatë muajit Mars si rezultat i mos kryerjes së obligimeve tatimore, janë zhvilluar aktivitete për konfiskimin e  pasurisë së 46 tatimpaguesve, të cilët kanë pasur obligime ndaj ATK-së në vlerë 1,644,679.00 euro. 

ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Motoja e përgjithshme e punës tonë është krijimi i një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i veprimeve të mbledhjes së detyrueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)