16 Nëntor 2024

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, pa aktgjykim

Prishtinë, 15 qershor - Pasuria e zyrtarëve publikë e krijuar në forma të paligjshme “herët ose vonë do të konfiskohet”.

Kjo mund të bëhet edhe pa aktgjykim dënues, nëse hyjnë në fuqi rekomandimet që janë dhënë përkitazi me Ligjin e ri antimafi.

Grupi Punues, që tashmë ka finalizuar një koncept dokument, ka propozuar që të mundësohet hetimi i pasurisë së politikanëve, të cilën e kanë krijuar nga 1 qershori i vitit 1999 shkruan sot Koha Ditore.

Përmes Ligjit antimafi synohet të rritet ndjeshëm shuma e konfiskimeve përfundimtare, ngase barra e të provuarit në masë të madhe do të kalojë në anën e të pandehurit duke lehtësuar kështu punën e organeve të ndjekjes.

Zyrtarë të prokurorisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se forma e vetme për të dekurajuar korrupsionin është përmes konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Në konceptdokumentin që flet për pasurinë e fituar nё mёnyrë tё pajustifikueshme, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, parashihen format e konfiskimit të saj.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)