Konfirmohet aktakuza për një rast të shmangies së tatimit

Prishtinë, 13 prill - Më 4 prill 2012, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Komunale të Pejës konfirmoi aktakuzën kundër Burim Sadikut dhe Bajram Sadikut.
Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale të shmangies së tatimit përmes dy kompanive në Pejë që udhëhiqen nga ata.
Të pandehurit kanë hequr dorë nga e drejta për shqyrtimin e aktakuzës dhe të dëshmive përmes avokatëve të tyre para seancës dëgjimore për konfirmimin e aktakuzës.
Gjykatësi e shpalli aktakuzën të konfirmuar dhe të gjitha dëshmitë e marra gjatë hetimeve si të pranueshme.
EULEX-i ka bërë monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale i cili është marrë me rastin.