19 Nëntor 2024

Konfindustria kërkon të mos ketë shtrëngime në buxhet

Tiranë, 17 dhjetor - Konfindustria i kërkoi qeverisë shqiptare, që të bëjë të njohur sa më shpejt për publikun në përgjithësi dhe biznesin në veçanti, të kërkesave, kushteve dhe ofertën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në negociatat për përgatitjen e buxhetit të vitit financiar 2014.

“Është e domosdoshme, qe te arsyetohet nga ekzekutivi për biznesin dhe qytetaret, se cilat do te jene përfitimet e ekonomisë shqiptare nga pranimi i kushteve te FMN ne buxhetin e vitit te ri financiar”, shprehet në nj deklaratë për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

“Konfindustria këshillon qeverinë shqiptare, qe qëndrueshmëria financiare dhe rritja e te ardhurave publike ne kushtet tërësore te sotme te Shqipërisë, nuk mund te arrihen me politika te shtrëngimeve te ashpra fiskale te shpenzimeve dhe taksave te larta, sikurse janë historikisht kushtet standarde te FMN, por duhet te përqendrohen kryesisht ne politika te mirëfillta ekonomike si p.sh: a- luftës kundër evazionit te siguruara nga përmirësimi i administrimit te sistemit fiskal te sotëm mbështetur ne taksa te ulëta, b- ne kryerjen e reformave strukturore te natyrës se pastër ekonomike me qellim rritjen e kontrollit dhe luftës kundër monopoleve dhe oligopoleve private ne tregjeve strategjike, c- masave me te ashpra te mundshme për te ndalur daljen e paligjshme te parave te shqiptareve jashtë vendit”, shprehet Buxhuku.

“Konfindustria vlerëson, se do te ishte me pasoja te renda ne afatgjate për zhvillimin ekonomik te Shqipërisë dhe mirëqenien e qytetareve shqiptare, nëse paketa fiskale shoqëruese e buxhetit 2014 do te prekte thelbin e politikave te taksave te ulëta. Rritja e taksave dhe tatimeve për qytetaret dhe kategoritë e biznesit, qe punojnë ne kushtet e konkurrencës se lire, tregjeve te hapura dhe te paprivilegjuara dhe shmangies tepër te larte fiskale te sotëm do te ishte me pasoja te renda për zhvillimin ne afatgjate te ekonomisë kombëtare”, përfundon deklaratën e tij, Gjergj Buxhuku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)