24 Dhjetor 2024

Konfindustria e shqetësuar me marrëdhëniet ekonomike jo te mira mes Shqipërisë dhe Kosovës

Tiranë, 19 korrik - Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen jo të mirë të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Administrator I Përgjithshëm i Konfindustrise Gjergj Buxhuku ka thënë së shkalla e bashkëpunimit në fushën ekonomike ndërmjet dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk po shënon fuqizim të prekshëm, por janë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Tashmë, përfaqësuesit e ekzekutivit dhe politikës të Shqipërisë dhe Kosovës sipas tij e kanë vështirësuar dhe rralluar mjaft edhe uljen formale në tryeza të përbashkëta për të trajtuar problematikat ekonomike dhe biznesit mbarëshqiptar.

Konfindustria vlerëson, se pritshëmritë e larta me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës për fuqizim të marrëdhënieve ekonomike me synim ndërtimin e Tregut Kombëtar si pjesë natyrale e integrimit të përbashkët në BE, nuk u përligjën.

"Për më shumë, shkarkimet e përplasjeve politike ndërshqiptare u shfaqën dukshëm në lënien qartësisht mënjanë të krijimit të Tregut Kombëtar për ta zëvendësuar me projektin e Tregut Rajonal."

"Ndërkohë, është plotësisht e qartë, që krijimi i Tregut Mbarëshqiptar, si qëllim strategjik kombëtar, është i mundur dhe duhet të vazhdonte njëkohësisht dhe pavarësisht lindjes dhe ecurisë së projekteve politike rajonale", thekson Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se një numër projektesh strategjikë Shqipëri-Kosovë për të cilët është punuar vite me rradhë po vonohen dukshëm.

Buxhuku thekson se projekte si ai i krijimit të Tregut të Përbashkët Energjitik nuk ka përparuar.

Asnjë investim i përbashkët në energji jo vetëm nuk është jetësuar sipas tij por as nuk është parashikuar edhe në të ardhmen e afërt.

''Projekti strategjik i Bursës Kombëtare të Energjisë, plotësisht i mundur pas antarsimit të KOSTT-Rrjetit Transmetues të Kosovës në ENTSO dhe hapjes së linjës 400kv Shqipëri-Kosovë, ka mbetur vetëm në krijimin formal në letër pa asnje aktivitet të deritashëm'', vlerëson ai.

Buxhuku shtont me tutje se nuk ka asnjë ide të qartë për furnizmin e Kosovës nga Shqipëria me gazin e TAP/Trans Adriatic Pipeline.

''Në fushën e politikave tregtare vazhdojnë problematikat ligjore, që në cdo rast mund të shndërrohen edhe në përballje me pamjen e një lufte tregtare të pastër, sikurse në jo pak raste ka ndodhur si p.sh masat mbrojtëse ndaj prodhimeve bujqësore dhe industriale të secilit shtet si cimento, birra, qumështi, materialet e ndërtimit, etj.''

'Pengesat jo tarifore në kufi, gjithashtu rrisin kostot dhe pengojne zhvillimin e bashkpunimit tregtar'.

''Në fushën e infrastrukturës rrugore pavarësisht zotimeve të politikës nuk ka asnjë projekt të përbashkët të investimeve. Vendosja e njëanshme e taksës në Rrugën e Kombit është shembull i qartë për sa më sipër'', ka deklaruar në fund Buxhuku.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)