Konferencë donatore për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën
Bruksel, 12 korrik - Më 16 korrik, të mërkurën, në Bruksel do të mbahet konferenca e madhe donatore e cila do ti ndihmojë të prekurit nga përmbytjet në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Komisioneri evropian për zgjerimin Stefan Fyle ka deklaruar se do të marrë pjesë në këtë konferencë. Qëllimi i saj është që të mblidhen të holla për kompensimin e dëmeve nga përmbytjet katastrofale gjatë muajit maj në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Sipas raportit zyrtar të qeverisë serbe dëmet janë në vlerë 1.53 mlrd euro.