10 Maj 2024

Konferencat rajonale të dialogut publiko-privat nisin me Prizrenin

Prizren, 11 tetor - Sektori publik dhe privat dialoguan në Prizren të enjten në kuadër të “Ditët e Biznesit të Vogël 2012”, që është iniciativë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Bizneset u njoftuan për të rejat por dhe u bënë pjesë e një debati për çështje dhe probleme biznesore me përfaqësuesë të institucioneve, shoqatave të bizneseve, dhe organizatat e donatorëve.

Xhemajl Syla, duke folur në emër të MTI-së u shpreh i bindur se ky aktivitet do të arrijë qëllimin e vet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë që kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ndikimin në mirëqenien e qytetarëve.

Jakob Modeer, përfaqësues i Zyrës së BE-së, që është përkrahës kryesor i Ditëve të Biznesit të Vogël, tha se Bashkimi Evropian do të mundësojë mbështetje të plotë përmes projekteve që kanë synim zhvillimin ekonomik duke stimuluar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve, dhe investimet e jashtme që krijojnë vende të lira pune dhe të risin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sakip Imer, nga Administrata Tatimore prezantoi të rejat në shërbimet për tatimpaguesit duke u ndalur në qendrat one-stop për regjistrim të bizneseve; deklarimin elektronik të tatimeve dhe pensioneve, si dhe ndryshimet ligjore në fushë e tatimeve.

Doganat e Kosovës u prezantuan nga Kujtim Qafleshi, i cili foli për rezultatet dhe sfidat për këtë institucion. Theks të vecqantë iu dha ndalimit të trafikimit të barnave, kontrabandimit të mjeteve narkotike, armëve dhe mallrave tjera të paligjshme. Importuesit tani operojnë me lehtësi duke përdorur sistemin e ri elektronik ASYCUDA.

Korab Sejdiu, duke folur si ekspert ligjor në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i Sektorit Privat’ tha se vështirësitë dhe problemet e bizneseve po adresohen në aspektin ligjor nga shoqatat e bizneseve. Kjo është shtyrë më shumë nga asistenca direkte e projektit, që bashkërisht me shoqatat ka identifikuar problemet kyçe që shqetësojnë sektorin privat.

Konferenca informative në Prizren u organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal - Jug.

“Ditёt e Biznesit tё Vogёl ’12” zhvillon dialogun publiko-privat për të fuqizuar ndërmarrësisë që është parakusht për një zhvillim të qёndrueshёm tё sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)