Konferenca mbi Iniciativën e Global Kompaktit të OKB
Prishtinë, 26 tetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Punës (ILO) Programin Ndërkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve (IPEC) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë Konferencë mbi Iniciativën e Global Kompakt në Kosovë.
Global Kompakti i OKB-së kërkon nga kompanitë që të përvetësojnë, përkrahin dhe zbatojnë, në kuadër të sferës së ndikimit të tyre, disa vlera themelore në fushën e të drejtave të njeriut, standardeve të punës, mjedisit dhe luftës kundër korrupsionit.
Pas një fushatë vetëdijesimi dy javore mbi rëndësinë e 10 parimeve të Global Kompaktit, në veçanti parimin numër 5, i cili mëton zhdukjen efektive të punës së fëmijëve, OEAK, ILO-IPEC, dhe UNDP do të organizojnë konferencën ku do të marrin pjesë zyrtar institucional nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues biznesesh, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve, si dhe përfaqësues të grupeve tjera që mbrojnë interesat e punëtorëve.
OEAK, ILO-IPEC, dhe UNDP konsiderojnë se angazhimi i komunitetit të biznesit për themelimin e mekanizmave vetë-rregullues përmes së cilave bizneset monitorojnë dhe mbështesin zbatimin e ligjit, normave etike dhe atyre ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrja aktive e komunitetit të biznesit në adresimin e punës së fëmijëve, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.