Komuniteti i biznesit është promotor i zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 6 gusht - Komuniteti i biznesit në Kosovë është promotor jo vetëm i zhvillimit ekonomik dhe kontribues në buxhetin e konsoliduar të Kosovës por në të njejten kohë me profesionalizimin e treguar përmireson imazhin e Kosovës dhe rritë atraktivitetin e kompanive prestigjioze të jenë aktive në tregun kosovare në forma të ndryshme.
Prania e tyre siq është rasti me kompaninë Müller është dëshmia me e mirë se në Kosovë prosperiteti dhe stabiliteti ekonomik kanë një ardhmeri të ndritshme", ka thënë kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu me rastin e vizites në kompaninë Kosmonte Foods ku u prite nga pronari i kompanise Lulzim Begaj me bashkepunetore.
Vete fakti qe kompania Kosomonte Foods eshte perfaqesues i kompanive reputative si Zott, Bayernland, Woerle, Lutece, Perutnina , Greisinger, Gazi dhe se fundi me partneritetin e krijuar me kompanine prestigjioze Müller nga Gjermania per distribuim te ketyre produkteve ne tregun e Kosoves dhe te Shqiperise eshte deshmija me e mire se sektori privat ne Kosove eshte avancuar shume me teper sesa qe ka pas mbeshtetje Institucionale.
Nje profesionalizem i tille eshte kontribut ne internationalizimin e ndermarresise kosovare si plateforme bazike e integrimit ekonomik te Kosoves ne familien evropiane.
Kompania Műller eshte e themeluar nga z. Ludwig Műller ne Bawaria- Gjermani ne vitin 1896 dhe kjo eshte deshmia me e mire e tradites dhe te arriturave te kompanise ne fjale e cila nga viti ne vite zgjerone aktivitetet prodhuese dhe shendrohet ne nje lider te ketyre prodhimeve ne Europe dhe me gjer.
Poashtu me gezon fakti qe ne te gjitha prodhimet e prodhuara nga firma Zott e ne veqanti paketimi i qumeshtiti eshte me ambalazh te re dhe ate ne gjuhen shqipe dhe angleze qe e deshmone perkushtimin e juaj te jeni te orientuar ne drejtim te informimit dhe mbrojtjes se konsumatorit vendore.
Begaj në emer të Kosomonte Foods e falenderoi Oden Ekonomike te Kosoves per kontributin e dhene ne mbrojtjen dhe promovimin e ndermarresise kosovare dhe vertet te shendrohet ne nje ze te vertet te komunitetit te biznesit ashtu siq e meritone Kosova.
"Orientimi yne si kompani eshte qe krahas aspektit komercial te punojme sa me teper qe eshte e mundur ne ngritjen e performances te punesuarve ne kompanine tone dhe me profesionalizmin qe e deshmojme te forcojme partneritetin me te gjitha kompanite partnere te cilat na e kane dhene besimin dhe nuk jane pak dhe ne te njejten kohe te forcojme atraktivitetin tone tek kompanite prestigjioze europiane dhe boterore qe ne te ardhmen adresa e tyre te jete Kosova."
"Dua te besoje se tani e tutje do te jemi edhe me teper te fokusuar ne terheqjen e orientimit te kompanie te cilat i perfaqesojne ne investime ne sektorin prodhues dhe me siguri pasi qe kompania Zott ka investuar ne Bosnje e Hercegovine do te bejme qmos qe raste te till ate prodhimit sa me shpejte te kemi edhe ne Kosove", ka theksuar Begaj.