Komuniteti boshnjak i integruar suksesshëm në biznes
Prizren, 25 shtator - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka vizituar fabrikën e komunitetit boshnjak në Prizren Gold Pack, e cila merret më prodhim e paketave.
Me këtë rast, Shahini ka përgëzuar këtë komunitet, për një investim të tillë, ku njëherit ka shprehur gatishmërinë e tij, për mbështetje të mëtutjeshme të komunitetit boshnjak, që ata të jenë pjesë e bizneseve kosovare.
Kjo është një kompani e afaristëve boshnjakë, të cilët kanë pasur një sukses dhe për këtë sukses, duhet ti falënderoj të gjithë blerësit nga Kosova, që marrin produktet e tij për prodhimet e veta, sepse pa një bashkëpunim të ndërsjellët nuk do të ishte një sukses i tillë, ka theksuar Shahini.
Më tej, ai shtoi se komuniteti boshnjakë në Kosovë, pos që bënë një jetë të rehatshme ata bëjnë edhe biznes të suksesshëm.
Ndërkaq, drejtori i kompanisë Gold Pack, Hajradin Muslia, ka thënë se kompania e tij, funksionon që 6 vite më shtrirje në mbi 100 kompani kosovare.
Firma jonë funksionon qe 6 vjet shumë suksesshëm, e cila bashkëpunon me 100 kompani nga Kosova. Ne përpunojmë letër të vjetër për ti realizuar produktet tona, tha Muslia, duke shtuar se, në ta ardhmen presim përkrahje, të cilën nuk e kemi pasur deri më tani nga askush, në mënyre që ta ngrisim punësimin e komunitetit boshnjak më gjerë.
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi, duke falënderuar kreun e AKB-së, Agim Shahinin, për vizitën e bërë kësaj kompanie, këtë vizitë e ka cilësuar si integrim të komunitetit boshnjak më biznesin kosovarë.
Kjo vizitë ka rezultuar me integrimin e komunitetit boshnjak në sistemin e Kosovës, në mënyrë që punësimi i bashkësisë boshnjake të jetë sa më i madh, tha ajo.