Komunat përfitojnë projekte prej 25 milionë euro nga BE
Prishtinë, 5 tetor - Organizuar nga Minisria e Administritmitë Pushteti Lokal sot u mbajt takimi informues lidhur me nënshkrimin e kontratave për fillimin e punimeve në komunat përfituese nga programi Masat e Efiçiencës së Energjisë në Shkolla dhe Programi i infrastrukturës ekonomike dhe sociale MUNIINFRA VI.
Në këtë takim u nënshkruhen tri kontrata në vlerën prej 25 milionë euro që financohen nga BE-ja përmes programit Infrastruktura Ekonomike dhe Sociale e Komunave faza e VI, dhe te dy kontrata të tjera për projektin Masat e Eficiences se Energjisë ne shkolla dhe objektet publike (rehabilitim i 63 shkollave dhe i 2 klinikave në QKUK).
Vlera e përgjithshme e këtyre kontratave është 25 milionë euro dhe përfituese janë 35 komuna të Kosovës.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar falënderoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e këtyre projekteve dhe tha se me zbatimi I këtyre projekteve do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Me implementimin e këtyre projekteve në Komunat e Kosovës kushtet e jetës së qytetarëve do të përmirësoj në mënyrë të dukshme Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar.
Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic tha se Kosova vazhdon ta ketë përkrahjen e madhe nga donatorë të shumtë dhe tha se kontributi i tyre ka ndikuar shumë në zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat.
Sukseset e arritura deri më tani do të ishin shumë të vështira pa ndihmën e tyre ,andaj në emër të Qeverisë së Kosovës shfrytëzoj rastin që të falënderoj përzemërsisht Zyrën e BE në Prishtinë që me mjetet e taksapaguesve Evropian në vazhdimësi ka përkrahë projektet të cilat kanë pasur për qëllim përmirësimin e jetës të të gjithë qytetarëve të Kosovës tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Projektet kanë qenë të fokusuara në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të komunave përmes asistencës teknike, bashkëpunimit ndërkufitar ku përfitues janë komunat e Kosovës dhe komunat e zonës kufitare me vendet fqinje , ndërsa i dedikohen zhvillimit të infrastrukturës sociale dhe ekonomike si dhe në dhënien e grandeve për zhvillimin ekonomik regjional.
Projektet e prezantuara sot do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e infrastrukturës e cila do të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e ekonomik lokal, do të mundësoj komunave që të ofrojnë shërbime më të mira për qytetaret si dhe do të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor në shkollat në të cilat do të intervenohet.