14 Nëntor 2024

Komunat më pak të hyra nga tatimi në pronë në 3 mujorin e parë

Prishtinë, 4 korrik - Raporti tremujor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës i hartuar nga Ministria e Financave tregon se në komunat e Kosovës ka pasur rënie të arkëtimit të tatimit në pronë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të hyrat nga tatimi në pronë, si të hyrat e vetme tatimore komunale, në këtë tremujor sipas MF-së kanë shënuar një rënie prej 8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Pothuajse të gjitha komunat kanë pasur rënie të inkasimit të tatimit në pronë,  me përjashtim të këtyre komunave: Lipjan, Podujevë, Prishtinë, Dragash, Rahovec, Suharekë, Pejë, Skenderaj, Gjilan, Kaçanik, Viti, Partesh, Hani i Elezit dhe Kllokot.

Sipas raportit del se nga komunat e mëdha, Komuna e Prizrenit ka rënien më të madhe të arkëtimit të tatimit në pronë, në tre muajt e parë të këtij viti. Ndryshimi me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është minus 43 për qind, apo vetëm 350 mijë euro, në krahasim me 620 mijë euro sa ka qenë arkëtimi në 3 muajt e parë të 2015-s.

Komuna e Mitrovicës në tre muajt e këtij viti ka arkëtuar 110 mijë euro nga tatimi në pronë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte arkëtuar 130 mijë euro, apo 15 për qind më pak.

Komuna e Ferizajt në tre muajt e këtij viti ka arkëtuar 250 mijë euro nga tatimi në pronë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte arkëtuar 270 mijë euro, apo 7 për qind më pak.

Komuna e Gjakovës në tre muajt e këtij viti ka arkëtuar 280 mijë euro nga tatimi në pronë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte arkëtuar 300 mijë euro, apo 7 për qind më pak.

EC Ma Ndryshe vitin e kaluar e ka pas parasysh faktin se trendi i ulët i arkëtimit të hyrave nga tatimi në pronë është ndikuar nga vendimi i pushtetit qendror për faljen e borxheve publike. Mirëpo rënia e arkëtimit të tatimit në pronë në këtë vit nuk mund të arsyetohet.

Prandaj komunat me performansë të dobët në tremujorin e parë duhet që të shtojnë përpjekjet për përmirësimin e arkëtimit të tatimit në pronë, në mënyrë që ato mjete më pastaj të shfrytëzohen për investime në projekte infrastrukturore përkatësisht përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët e komunave respektove.

Komunat e Kosovës dhe Ministria e Financave rekomandohen që të zhvillojnë fushata informuese për qytetarët dhe subjektet tjera lidhur me nevojën e pagesës së faturave të tatimit në pronë.

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatoj nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë. Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.

  ,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)