23 Dhjetor 2024

Komunat me mangësi në menaxhimin e investimeve dhe shpenzimeve

Prishtinë, 9 mars - Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit tonë “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave.”

Në raportet vjetore të rregullsisë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) sipas GAP shpërfaqen dhjetëra mangësi dhe sfida që pushteti lokal ka në arritjen e standardeve të dëshiruara, në procesin e investimeve publike, shpenzimeve të buxhetit, alokimit të të hyrave vetanake dhe menaxhimit të pronave publike.

Pavarësisht ligjeve, udhëzimeve dhe rregulloreve të caktuara që shërbejnë si udhërrëfyes për menaxhim të mirë të parasë publike, praktikat jo të mira vazhdojnë të dalin në pah gjatë procesit të auditimit të jashtëm.

Por cilat janë këto sfida dhe probleme me të cilat përballën komunat?  Cilët janë rreziqet dhe dëmet që i shkaktohen buxheteve komunale nga obligimet e papaguara nga komunat dhe atyre të dërguara në gjykatë nga palët e jashtme ndaj komunave? A po zbatohen rekomandimet e dala të ZKA –së nga komunat? 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)