Komunat e veriut këtë javë pritet ti miratojnë buxhetet
Prishtinë, 7 prill - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka shprehur optimizëm se gjatë kësaj jave komunat në veri do ti aprovojnë buxhetet e tyre.
Ai për Epokën e re ka treguar se tashmë qëndrimet në mes palëve janë përafruar dhe pritet vetëm rezultati konkret.
Jemi në kontakt me përfaqësuesit e komunave veriore, por edhe të Listës serbe në përgjithësi. Jemi shumë afër zgjidhjes dhe nuk dua të jemi pesimist për këtë çështje. Prandaj, besoj se shumë shpejt komunat në veri të vendit do ti aprovojnë buxhetet e tyre, ka thënë Gecaj.