08 Nëntor 2024

Komuna nis vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve në nevojë

Prishtinë, 20 dhjetor - Komuna e Prishtinës, përkatësisht Komisioni i përzgjedhur, fillon me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese  në lëndët e tyre.

Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit.

Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni do të vazhdojë me verifikimin e të dhënave të aplikuesve në terren me qëllim të përcaktimit të gjendjes në mënyrë sa më reale, me qëllim që procesi i vlerësimit të jetë sa më i saktë, i drejtë dhe transparent.

Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të sigurohet transparenca e këtij procesi.

Vëzhgimi juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarërdo mundësie të ndonjë lëshimi, sado i vogël që të jetë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)