06 Nëntor 2024

Komuna nënshkruan marrëveshje për punësimin e 100 nxënësve të diplomuar

Prishtinë, 16 mars - Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, së bashku me Udhëheqësin e Qendrës për Këshillim në Karrierë, Ridvan Islami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Meridian Group”, përfaqësuar nga Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Administratës, Abdylkerim Ratkoceri.

Kjo marrëveshje është për pune praktike me mundësi punësimi për 100 nxënës të cilët kanë diplomuar në shkollat profesionale në Komunën e Prishtinës.

Periudha kohore e marrëveshjes është prej datës 15 mars 2018 deri më 31 mars 2021.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune dhe njëkohësisht t’iu ofrohet mundësia e fitimit të përvojës, e testimit dhe rekrutimit të fuqisë së re punëtore në sektorin privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)