16 Nëntor 2024

Komuna mbulon shpenzimet e funeraleve deri në 171 euro

Prishtinë, 30 prill - Pas lirimit nga pagesa të pensionistëve për shfrytëzimin e linjave të cilat menaxhohen nga trafiku urban pra linjat 3 dhe 4, si dhe pas lirimit nga pagesat e certifikatave në zyrat e gjendjes civile të pjesëtarëve të “Shoqatës të të plagosurve civil nga minat”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të iu paguhen shpenzimet e funeralit të familjarëve të ngushtë deri në shumën prej 171 euro.

Me këtë vendim përcaktohet se këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë familjarët e ngushtë të personave që kanë ndërruar jetë. Për ta realizuar këtë, banorët e Komunës së Prishtinës duhet të jenë të pajisur me faturën për shërbimet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura”, faturën nga bashkësia fetare përmes së cilës janë kryer ritet fetare për personin e ndjerë (në rast se i/e ndjeri/a i/e është nënshtruar ritualeve fetare), si dhe faturën nga kompania përkatëse që është shfrytëzuar për transportimin e të ndjerit/ës.

Të gjithë personat e interesuar për shfrytëzimin e kësaj të drejte nuk duhet ta kalojnë periudhën kohore prej 30 ditëve duke llogaritur nga data e vdekjes së personit.

Gjithashtu, familjarët e ngushtë duhet të kenë me vete edhe ekstraktin e lindjes dhe certifikatën e vdekjes të personit që ka ndërruar jetë, një dokument identifikimi dhe numrin e xhirollogarisë bankare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)