22 Dhjetor 2024

Komuna largon disa konstruksione pa leje në Pallatinë e Rinisë

Prishtinë, 8 korrik - Drejtoria e Inspekcionit e Komunës se Prishtinës do të zhvillojë një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti.

Këtë aksion të Drejtorisë së Inspekcionit do ta vëzhgojë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, meqë largimi i këtyre konstruksioneve ka qenë kërkesë e vet Kryetarit.

Kryetari Rama bashkë me ekipin e tij, po punojnë me përkushtim në ruajtjen e origjinalitetit të objekteve që shpërfaqin memorien kolektive të shumë gjeneratave e që është e domosdoshme të ruhen si trashëgimi kulturore e Kryeqytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)