Komuna kërkon shndërrimin e Pallatit të Rinisë në ndërmarrje publike
Prishtinë, 18 maj - Sot, në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal të Prishtinës përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, u debatua gjërësisht edhe për dy probleme aktuale të Prishtinës: Projekti i autobusëve të Trafikut Urban dhe statusi i Pallatit të Rinisë, përkatësisht shndërrimi I tij në ndërmarrje publike komunale.
Pas një debati të gjatë, në pauzë Grupet e Asambleistëve u dakorduan për një tekst të përbashkët, me të cilin do të zotohej Komuna se do ta mbulojë borxhin e ndërmarrjes Trafiku Urban në rast nevoje dhe se në bazë të këtij zotimi ti kërkohet Ministrisë së Financave nënshkrimi I garancionit të sovranitetit.
Ky tekst u votua unanimisht pas pauzës në Kuvendin e Komunës. Poashtu edhe kërkesa për shndërrimin e Pallatit të Rinisë në ndërmarrje publike komunale u votua nga të gjithë asambleistët në sallë.
Mbledhja po vazhdon me shtjellimin e pikave tjera të rendit të ditës.