16 Nëntor 2024

Komuna i ndan pronë për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë

Prishtinë, 27 prill - Sot u mbajt vazhdimi i mbledhjes së tretë të Kuvendit Komunal të Prishtinës me ç’rast u prezantua pika nr. 5 e rendit të ditës, “Propozim vendimi për lënien në dispozicion për diskutim publik të Planit rregullues të lagjes “Kalabria”.

Pas prezantimit të këtij plani, Kuvendi Komunal votoi me 22 vota kundër, 20 pro, 1 abstenim  dhe rrjedhimisht ky propozimvendim nuk kaloi në Kuvendin Komunal.

Më pas, pjesë e rendit të ditës ishte votimi i “Propozimvendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë”.

“Janë analizuar disa prona komunale në Komunën tonë dhe është përzgjedhur lokacioni në lagjen “Sofali”, zona kadastrale Prishtinë, parcela me numër 2576 – 0. Propozohet që kjo parcelë, prej 2.000 m2, t’i jepet në shfrytëzim Ambasadës së Shqipërisë për ndërtimin e objektit të ambasadës”, tha me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Pronës dhe Financave, Visar Berisha. Ky propozimvendim u votua unanimisht nga këshilltarët Komunal të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, përkrahjen e asambleistëve komunal në parim e morri edhe “Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndërtimin e objektit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me kushtin që të diskutohen format dhe aspektet e tjera që do të definohen në të ardhmen. Gjithashtu, këshilltarët komunal votuan edhe pro “Propozimvendimeve për këmbimin e pronave të paluajtshme të Komunës me pronat në pronësi të personave fizik/juridik si dhe këshilltarë komunal u informuan edhe lidhur me marrëveshjen e Komunës së Prishtinës me “Helvetas – in”.

Risjellim në vëmendje se kjo mbledhje ishte ndërprerë dy herë më radhë për shkaqe subjektive. Në dy pjesët e mëparshme të kësaj mbledhje u votua “Propozimvendimi për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Planin rregullues Arbëria 3”, “Propozimvendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti 2014 në vitin 2015” si dhe u bë shqyrtimi i raportit përfundimtar përmbledhës buxhetor të Kryetarit të Komunës për vitin 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)