18 Nëntor 2024

Komuna e Skenderajt jep falas pronat në shfrytëzim

Skenderaj, 7 maj - Lëvizja “Vetëvendosje”, qendra në Skenderaj ka mbajtur një konferencë me gazetarë, në të cilën Ajnishahe Halimi, këshilltare komunale nga ky subjekt politik, ka njoftuar opinionin për një rast të dhënies në shfrytëzim të pronës publike, pa kontratë dhe pa vendim të KK-së.

Ajo tha se kësaj kompanie i është dhënë në shfrytëzim një hapësirë publike te Tjegullorja e vjetër në Skenderaj, qysh në vitin 2008, me vetëm një pëlqim të drejtorit të atëhershëm të Drejtorisë së Kadastrit, Gjeodezistë dhe Pronës, Hashim Meha. “Për një kohë kaq të gjatë, nuk mund të jepet prona e komunës në shfrytëzim.

Aq më keq, nuk ka as kontratë që tregon për kushtet dhe kohën për sa është dhënë në shfrytëzim, nuk ka as vendim të Kuvendit. Kjo kompani nuk ka paguar as edhe një cent për pronën që e shfrytëzon për më tepër se gjashtë vjet. Andaj, ne duam që opinioni ta dijë se si po jepen në shfrytëzim pronat e komunës, njerëzve të afërt të pushtetit”, ka thënë Halimi. Me këtë rast, Halimi tha se duhet të merret edhe Prokuroria.

“I bëjmë apel Prokurorisë që ta hetojë këtë rast, si është dhënë kjo pronë në shfrytëzim kompanisë ‘R&Rukolli’ dhe për shkeljet drastike të ligjit në rastin në fjalë. Dihet mirëfillimi kush është kompania ‘Rukolli’, është partnerja kryesore e komunës. Nuk mund të kalojë asnjë projekt nga zyra e prokurimit pa bashkëpjesëmarrjen e saj. Kemi ngritur këtë shqetësim edhe në Kuvend, rreth shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj prone. Nuk kemi marrë përgjigje, na është thënë se ajo do ta shfrytëzojë pronën deri sa komuna të ketë nevojë për të. Ne kemi hulumtuar dhe deri me tani nuk kemi hasur në asnjë raport financiar të të hyrave të komunës që figuron ndonjë shumë e të hyrave nga kjo firmë shfrytëzuese e pronës në fjalë”, ka thënë ajo.

Ajo ka prezantuar edhe pëlqimin, mbi bazën e të cilët është dhënë prona në shfrytëzim. “Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë e komunës së Skenderajt, sipas kërkesës së N.N. “Kalaja” nga Skenderaj, në bazë të konkluzionit të kryetarit dhe drejtorëve të kësaj komune nr. 02/353, të datës 23.12.2008, i jep pëlqimin N.N. “Rukolli” në Skenderaj për shfrytëzimin e tokës shoqërore në ngastrën nr. 1402, ZK Llaushë, me destinacion të vendosjes së stabilimenteve për përpunimin e betonit. Pëlqimi i jepet vetëm për ushtrimin e veprimtarisë private për vendosjen e stabilimenteve për përpunimin e betonit, ndërsa për nevoja tjera nuk mund të përdoret”, thuhet në pëlqimin e lëshuar nga DKGJP.

Halimi ka përmendur edhe një rast tjetër, ku një hapësirë prej rreth 70-80 ari, në afërsi të Stacionit të Autobusëve shfrytëzohet ilegalisht nga të afërt të pushtetit dhe për shfrytëzimin e saj komuna nuk merr as një cent, në emër të qirasë.

“Në atë pjesë ka qenë të ndërtuar mbi 60 lokale të ndryshme, të cilat janë rrënuar, ndërsa shumica pronarëve të këtyre lokaleve, të cilët aty kanë siguruar mbijetesën për familjet e tyre, nuk kanë mundur më të punojnë. Në këtë kohë, kur shumë familje mezi mbijetojnë, të tjerët të pasurohen me pronat e komunës, është vërtet e paimagjinueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)