Komuna e Shtimes dhe Ujësjellësit "Prishtina" bashkërendojnë planet
Shtime, 1 nëntor – Zëvendëskryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a. Kujtim Xhelili, zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku dhe menaxheri i administratës Islam Caka, gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e komunës së Shtimes Naim Ismajli dhe përfaqësues të tjerë të komunës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Shtimes me fshatra, investimet kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” , borxhet e qytetarëve të kësaj komune ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune dhe gjetja e një formule vetëdijësimi për pagesa të shërbimeve në mënyrë të vazhdimit të investimeve në këtë komunë nga ana e KRU "Prishtina" sh.a..
Komuna e Shtimes e kryesuar nga kryetari Ismajli tha se, me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë fuqishëm këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura.
Përgjatë diskutimeve të njëpasnjëshme, duke u zotuar për përkrahje të dyanshme, u dakorduan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht si:
Ngritjen e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes të Kuvendit Komunal Shtime dhe KRU ”Prishtina” sh.a. me qëllim të bashkimit të projekteve investive mes vete si, zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm e ndërlidhur me rezervuar dhe ujëra nëntokësore si dhe pagesa të rregullta për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit në mënyrë që kjo kompani t,i rrisë investimet kapitale në këtë komunë.