23 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit miraton buxhetin prej 15 milion euro për vitin 2022

Prishtinë, 17 shtator - Kuvendi Komunal në Rahovec mbajti mbledhjen e radhës, nën kryesimin e kryesuesit Afrim Dina dhe në praninë e kryetarit Smajl Latifi, nënkryetarit, Fatmir Iska, ku me 15 vota pro dhe 5 abstenime, këshilltarët e Kuvendit Komunal miratuan buxhetin komunal për vitin 2022.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Afrim Limani, thotë se buxheti komunal krijohet nga grante qeveritare dhe të hyrat vetanake, dhe theksoi se buxheti duhet të miratohet  si interes i qytetarëve.

Buxheti komunal për vitin 2022 do të jetë 15.053.660.00 euro, ku nga grantet qeveritare janë 13, 703,112.00 € dhe të hyrat vetanake të planifikuara në shumë prej 1.350.548.00 euro.

Për paga dhe mëditje janë dedikuar 7.872.844.00 euro, për mallra dhe shërbime janë të dedikuara 1.735.000.00 euro, shpenzimet komunale kapin shifrën prej 270.000.00 euro.

Për subvencione dhe transfere është paraparë të shpenzohen 360.000.00 euro, ndërkaq për investime kapitale 4.815.816.00 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)