25 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit liron bizneset nga taksa dhe qiraja mujore komunale

Rahovec, 26 shkurt - Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2021. Në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë mbledhjes së sotme janë shqyrtuar dhe miratuar këto pika: Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale 01 Nr. 80/20, e datës 29.06.2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01687-3 në Zonën Kadastrale Rahovec; Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën e Rahovecit; Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga qiraja mujore për bizneset dhe personat fizik të cilat shfrytëzojnë pronën e paluajtshme të Komunës dhe Informatë për Zonën e mbrojtur “Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë”; Vendim për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.165/21 te datës. 29.01.2021 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510066-00386-1 në Zonën Kadastrale në Pastasellë; Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 149/20 për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit dhe Vendimi për caktimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësues parauniversitar (IEAAP).

Në fund të mbledhjes, kuvendari Qazim Qeska i cili vije nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dhënë dorëheqje nga pozita e kuvendarit për arsye siç ka thënë ai se ligji nuk i lejon të mbaj pozitën e kuvendarit dhe të punoj si avokat.

Për punën e deritanishme të Qazim Qeskës fjalë të mira kanë thënë të gjithë kryetarët e grupeve politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të AAK-së, LDK-së PDK-së VV-së, AKR-së.

Ndërsa kryesuesi i kuvendit, Afrim Dina ka thënë se ishte nder dhe privilegj të punoj për këto vite me Qazim Qesken,  kontributi dhe angazhimi i tij ka qenë shumë i nevojshëm dhe shumë i arsyeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)