24 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit fillon dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2022

Rahovec, 7 korrik - Nga data 06/07/2021, komuna e Rahovecit përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i udhëhequr nga Afrim Dina dhe në prani të anëtarëve të tjerë, ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024. Të pranishëm në dëgjim buxhetore ishin banor të fshatrave: Gexhë, Malësi e Vogël (Radostë), Ratkoc dhe Dejnë.

Hapja e dëgjimeve publike është bërë nga Afrim Dina, kryesues i KPF-së duke thënë sot jemi këtu për të filluar dëgjimet buxhetore, dëgjime këto që mbahen vit për vit, për të marrë kërkesat tuaja si banorë, prioritetet që ju keni dhe më pas t’i harmonizojmë në planifikimin që bëhet për vitin 2022. Ne jemi munduar vit pas viti që ato nevoja që keni pasur si qytetarë, ato prioritete që ju e keni vlerësuar që janë më kryesore dhe që edhe me shkrim i keni adresuar në Komunë t’i përmbushim, por, se e di që aty nuk përfundon asgjë, sepse ka akoma për tu bërë.

Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa u shpreh se ju tashmë e dini dhe është fakt i pamohueshëm, që në vendin tuaj janë bërë disa punë shumë të mira, edhe të tjera pritet të bëhen. Ju njoftoj se buxheti për vitin 2022 do të jetë 15,053,660.00 Euro dhe është i ndarë  në disa kategori si: Pagat dhe Mëditjet7.811.508.00, Mallrat dhe Shërbimet1.690.005.00, Shpenzimet Komunale 270.000.00, Subvencionet dhe Transferet 360.000.00 dhe Shpenzimet Kapitale 4.922.147.00

Enver Qadraku, kryetar i këshillit të fshatit Malësi e Vogël, ka paraqitur kërkesat e këtij fshati dhe sipas tij këto janë kërkesat: Rregullimi i prrojeve (Biçec, i Gexhës), Rregullimi i kanalizimeve në disa lagje të fshatit, Vazhdimi i kubëzimit të rrugëve, Ndërtimi i miniparqeve, Ndërtimi i trotuareve në drejtim të fshatit Gexhë, Uji i pijes te rruga Avni Shabani, Rregullimi i rrugëve fushore, Furnizim me shporta të mbeturinave përgjatë rrugës kryesore dhe Ndriçimi i rrugës “Shkolla Shqipe”.

Zymer Himaj, përfaqësues i fshatit Gexhë, i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Rregullimi i qendrës së fshatit Gexhë, Rregullimi i kanalizimit, Ndërtimi i trotuareve Gexhë-Malësi e Vogël, Ndërtimi i rrugëve fushore dhe malore dhe Kubëzimi i rrugëve

Beqë Shala, kryetar i këshillit të fshatit Ratkoc i ka paraqitur kërkesat e banorëve të fshatit duke thënë se kërkesat e banorëve janë këto: Rregullimi i kanalizimeve-degëzimet, zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, Kubëzimi i rrugëve, Rregullimi i rrugëve fushore, Rregullimi i trotuareve ( Ratkoc-Gexhë, Ratkoc-Dejnë, Ratkoc-Vrajak) dhe Rregullimi i përroskave.

Kurse Ali Hoti, banor i fshatit Ratkoc tha se kam edhe dy kërkesa e të cilat janë: Ndriçimin publik në fshat dhe Rritja e sigurisë në trafik .

Ndërsa Muharem Morina, kryetar i këshillit të fshatit Dejnë tha se edhe pse është investuar në fshatin e tij, prap ka nevojë për investime, dhe se sipas tij këto janë kërkesat e banorëve të fshatit: Rregullimi i kanalizimeve dhe gropave septike, Rregullimi i rrugëve fushore, Rregullimi i kanalit të kullimit të ujërave atmosferikë Kubëzimi i rrugëve.

Degjimet buxhetore vazhdojnë sot në këto fshatra:

Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol nga ora 19:00.

Vendi: SHFMU “Rilindja”, fshati Çifllak.

Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor nga ora 20:00.

Vendi: SHFMU "Mustafë Ibishi”, fshati Kramovik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)