Komuna e Prizrenit përuron projektin "One Stop Shop"
Prishtinë, 9 mars - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot në objektin e administratës komunale, do të bëhet përurimi i projektit "One Stop Shop" (Qendra me Një Ndalesë).
Ky projekt është realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.
Prezentë në ceremoninë e përurimit do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka dhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.
Projekti One Stop Shop është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë.