Komuna e Prizrenit ndan grante për biznese
Prizren, 28 qershor - Komuna e Prizrenti do të bëj sot ndarjen e granteve për përfituesit e projektit "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020".
Ndarja e granteve është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të Prizrenit.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Rural, Sevil Kazaz, drejtoresha e organizatës Help, Shqipe Breznica, si dhe përfituesit e këtij projekti.
Ndarja e granteve do të bëhet në Sallën e Kuqe tek objekti i Administratës Komunale.