17 Nëntor 2024

Komuna e Prizrenit me 2.2 milionë euro fatura të papaguara

Prizren, 16 shkurt - Në kuadër të projektit të monitorimit tëtransparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatëmuajit shkurt ka analizuar Raportin vjetor financiar të Komunës sëPrizrenit, për periudhën janar-dhjetor 2014.  

Raporti vjetor financiar i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave tregon se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit ka vazhduar dobësitë në performansën buxhetore, pasi që vitin 2014 e ka mbyllur me mbi 2.2 milionë euro borxhe të papaguara.

Pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara të Komunës së Prizrenit tregon se në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale shuma e borxheve arrin në afër 1.9 milionë euro, derisa borxhi i papaguar për mallrat dhe shërbimet është 124 mijë euro, për shpenzimet komunale është 46 mijë euro si dhe 10 mijë euro për subvencione.

Arsyetimi i zyrtarëve përgjegjës komunal është se këto borxhe figurojnë në Raportin Financiar për shkak se shumë projekte nisin në gjashtë mujorin e dytë dhe se realizimi dhe pagesat barten në vitin tjetër.

Një rrezik tjetër për buxhetin e Komunës së Prizrenit, sipas Raportit vjetor financiar janë edhe detyrimet kontingjente. Shuma e këtyre detyrimeve sipas DEF-it në vitin 2014 ka arritur në shumën prej 3.2 milionë eurove, në krahasim me vitin 2013 kur ato kanë qenë në shifrën 2.1 milionë euro.

Muajin e kaluar, EC Ma Ndryshe pat raportuar se Komuna e Prizrenit ka thelluar performansën e dobët buxhetore.

Nga Komuna e Prizrenit ishin kërkuar sqarime  se përse gjatë vitit 2014 është rritur shuma e borxheve të arkëtueshme dhe përgjigja e zyrtarëve të DEF-it ka qenë se të gjitha sqarimet do të jenë në Raportin vjetor financiar.  

Ky Raport konfirmon se borxhet që duhet të arkëtohen nga Komuna e Prizrenit në emër të hyrave vetjake janë rritur gjatë vitit 2014, për afër 3 milionë euro.

Përderisa në vitin 2013 shuma e borxheve të arkëtueshme ka qenë 11.65 milionë euro, në vitin e kaluar kjo shifër është rritur dhe ka arritur tanimë në 14.5 milionë euro.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje edhe njëherë qeverisë komunale që t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)