17 Nëntor 2024

Komuna e Prishtinës, Zero tolerancë për uzurpatorët

Prishtinë, 23 jaanr - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të ligjit.  Lidhur me këtë, Komuna ka lëshuar dhjetëra vendime për lirim të pronave që bazohen edhe në regjistrin tonë, si dhe në kërkesa të qytetarëve.

Të gjitha zonat e kryeqytetit janë të prekura nga ndërtimet pa leje dhe uzurpimi i pronës publike dhe hapësirave publike.

Pjesa më e madhe e pronave, shtëpive dhe banesave në Prishtinë nuk janë të regjistruara në emër të personave të ligjshëm. Mos përkthimi dhe regjistrimi i këtyre pronave vjen nga mungesa e vullnetit institucional që ka ekzistuar në të kaluarën për të vendosur rend dhe ligj në kryeqytet.

\"Njoftojmë opinionin publik se Komuna e Prishtinës, sikundërse asnjë komunë në Kosovë, nuk mund të jep në shfrytëzim asnjë pronë pa procedurë konkurruese. Komuna e Prishtinës nuk ka marr asnjë vendim për dhënie në shfrytëzim në atë ngastër. Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk e ka dhënë asnjë pronë në shfrytëzim gjatë vitit 2014\", thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës..

Komuna e Prishtinës i ka ndërmarrë të gjitha hapat për regjistrimin e pronës, duke i lehtësuar procedurat që ua mundësojnë qytetarëve regjistrimin  pronës.

Komuna e Prishtinës merr vendime bazuar në regjistrin kadastral.  Gjatë vitit 2014, kemi bërë regjistrin e pronës komunale me ç’rast kemi identifikuar shumë prona komunale të uzurpuara. Siç parashihet edhe me ligj, kemi lëshuar dhjetëra vendime për lirim të pronave që bazohen në regjistrin tonë dhe në kërkesa të qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)