29 Mars 2023

Komuna e Prishtinës shkel ligjin, nuk respekton mendimin e ekspertit të OSHP-së

Prishtinë, 7 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thëllë se si Komuna e Prishtinës në aktivitetin e prokurimit të me titulli: “ Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Prishtinës dhe objekteve të QKMF dhe QMU-se ” LOT 1 dhe LOT 2, ka shfrytëzuar procedure e negociuara pa publikuar.

Komuna e Prishtinës ka filluar procedurën e aktivitetit tëprokurimit në vitin 2019 me titull: “Sigurimi i objekteve të Komunës së Prishtinës”, me nr të prokurimit “616-19-3238-2-1-1”, ku AK ka bërë njoftimin për dhënie të kontratës, ku operatorët ekonomik kanë ushtruar të drejtën e tyre për ankesë kundër fituesit në OSHP, ku OSHP gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur bord dhe Komuna e Prishtinës ka proceduar formën e negociuar pa publikim.

AVONET, këtë rast konsideron që Komuna e Prishtinës është dashur të shfrytëzoj dhe shtjerr të gjitha mjetet juridike dhe pastaj të filloj procedurën e prokurimit me negociim sepse në aktivitetin e prokurimit me titull: “Sigurimi i objekteve të Komunës së Prishtinës”, me nr të prokurimit “616-19-3238-2-1-1”, ka pasur fitues dhe ekspertizë nga eksperti i OSHP-së, e nuk është dashur të bëjë anulimin e tij dhe të filloj procedurën e negocimit pa publikim.

AVONET, konsideron se Komuna e Prishtinës edhe pse nuk është dashur të filloj procedurat e negocimit pa publikim poashtu AK me datën 08.07.2022 ka bërë ftesë për dorëzim të ofertave dhe ka ftuar dy operatorë ekonomik.

Pas njoftimit për dhënie të kontratës, OE “Rojet e Nderit” ka shfrytëzuar të drejtën e tyre për ankesë në OSHP, ku sipas LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, eksperti i OSHP-së ka trajtuar ankesën e EO duke nxjerr këto konstatim në RAPORTIN E EKSPERTIT SHYQRTUES: “Për aplikimin e PNPPNJK, Komuna e Prishtinës si Autoritet Kontraktues ka dorëzuar një njoftim për aplikim të kësaj procedure në KRPP, por njoftimi nuk përmban të dhëna konkrete siç kërkohetme formularin standart të miratuar nga KRPP”.

Eskperti i OSHP-së ka theksuar në RAPORTIN E EKSPERTIT SHYQRTUES se; “Pas hapjes publike AK, ka vlerësuar ofertat, megjithatë i njëjti raport nuk është nënshkruar nga anëtarët e komisionit vlerësues apo nga zyrtari përgjegjës i prokurimit. Sipas raportit të vlerësimit të ofertave shihet se AK, nuk ka bërë asnjë lloj negociate lidhur me çmimet, përkatësisht për kushtet tjera të kontratës siç parashihet me PNPPNJK”.
 
OE “Rojet e Nderit” ka bërë kërkesë për rishqyrtim ku kishte kundërshtuar inicimin dhe aplikimin e procedurës së prokurimit, ku eksperti i OSHP-së ka konstatuar se AK, Komuna e Prishtinës nuk ka nxjerr vendim për refuzim apo miratim të kërkesës, që sipas AVONET-it konsiderohet shkelje duke ja mohuar të drejtën e saj, sipas ekspertit të OSHP-së, i cili ka konstatuar se AK, nuk ka nxjerrë vendim në përputhje me nenin 8; Vendimi i Autoritetit Kontraktues të Rregullores për paraqitje te kërkesës për rishqyrtim pranë Autoriteteve Kontraktuese, ku sipas paragrafit 8.1.1 dhe 8.1.2 të kësaj rregullore apo nenit 108/A përcaktohet se AK ka obligim qëpërmes vendimit ta refuzoj apo miratoj kërkesën.

Poashtu, eksperti i OSHP-së ka theksuar se kjo parashihet edhe me dispozitat e LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, në nenin 35, paragrafi 3; Ekzekutimi i një procedure të negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës në asnjë mënyrë nuk e liron autoritetin kontraktues nga detyrimi i tij që (i) të luajë një rrol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, afatet e pranimit, sasitë, karakteristikat teknike dhe garancionet, (ii) të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut, dhe (iii) të vlerësojë me kujdes kualitetin e produktit, shërbimit ose punës në fjalë.

AVONET, konsideron se AK, konkretisht Komuna e Prishtinës ka bërë diskriminim, njëanshmëri, vlerësim jo të drejtë, mos ftuarjen operatoreve ekonomik për ofertë, çmim më të lartë 2 herë se sa i tregut, për krejt këto dyshime të AVONET edhe eksperti i OSHP-së në RAPORTIN E EKSPERTIT SHYQRTUES, ka dhënë mendim dhe ka propozuar Panelit Shqyrtues që ankesën e OE “Rojet e Nderit” e ka Aprovuar si e bazuar dhe ka obliguar AK – Komunën e Prishtinës që lëndën ta kthej në ri-shqyrtim dhe ri-vendosje siç e obligon nenin 108/A të LPP, por këtë mendim të ekspertit të OSHP-së nuk e ka marr për bazë duke nënshkruar kontratë me OE “Security Code”dhe “Delta Securty”.

AVONET konsideron se Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje të LPP, duke mos u përgjigjur në kërkesën e OE ankues dhe duke mos respektuar dhe zbatuar LPP, por edhe mendimin e ekspertit të OSHP-së.

"Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të merr masa ndaj zyrtarëve përgjegjës, poashtu ftojmë Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës të fillojnë hetimet", thekson AVONET.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)