Komuna e Prishtinës nënshkruan Memorandum me UN HABITAT
Prishtinë, 6 shkurt - Prishtinë, 6 shkurt - Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe znj. Gwendoline Mennetrier, Këshilltare e Lartë për Çështje Teknike në UN Habitat (Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore), nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit ka për qëllim përmirësimin e efektivitetit të planifikimit hapësinor në Kosovë, forcimin e bashkëpunimit midis Qeverisë lokale dhe qendrore për çështjet e planifikimit urban, dhe kapacitetet e ndërtimit i stafit profesional dhe të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në procesin e planifikimit në të gjitha nivelet.
Ne nënshkruam memorandum të mirëkuptimit për të formuluar fushat e bashkëpunimit që janë identifikuar nga të dy palët dhe janë në përputhje me prioritetet e Komunës së Prishtinës. Ne do të mbështesim projektet për trajnimet e sistemit GIS, në plane specifike dhe strategjike, menaxhimin dhe administrimin e tokave komunale, etj."
"UN-Habitat do të mbështesë zbatimin e një projekti pilot në Komunën e Prishtinës me qëllim që të ndihmojë në hartimin e politikave publike për të ndihmuar në jetën e përditshme të qytetarëve përmes zbatimit të teknologjive dhe metodave të reja për e-qeverisje, e-pjesëmarrje dhe modelimin e politikave."
"Objektivi i këtij projekti është mbledhja në mënyrë automatike e të dhënave, analizimi dhe interpretimi i temave të zgjedhura që i shqetësojnë qytetarët me qëllim të ndihmesës së qeverisë komunale në procesin e projektimit të politikave si dhe në simulimin e efekteve të politikave, tha znj. Mennertrier.
Kryetari Ahmeti e njoftoi znj. Mennertrier se projekti i ndërtimit të informacionit të sistemit gjeografik GIS është një prej projekteve kryesore të Komunës së Prishtinës.
Kjo ka të bëjë me vendosjen e të gjithë informacioneve të qytetit në një sistem të vetëm, gjë që na mundëson më pas që ne të menaxhojmë shumë më mirë me resurset që i kemi në Prishtinë. Mungesa e një sistemi të tillë paraqet vështirësi në menaxhimin dhe planifikimin adekuat të Prishtinës. ndërsa, me sistemin e GIS ne përfundimisht ndërtojmë një sistem, i cili iu mundëson vendimmarrësve që saktësisht të dinë se si ta orientojnë zhvillimin në urbanizmin e Prishtinës, tha Ahmeti.
Ai, njëkohësisht, e informoi znj. Menneriter se tashmë janë përgatitur njëzet projekte për gjelbërimin e hapësirave të pashfrytëzuara dhe se paraprakisht ato janë duke u diskutuar me qytetarët, para se të kalojnë në fazën e realizmit.
Kryetari Ahmeti tha se gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij janë realizuar 51 diskutime publike dhe se fillimisht qytetarët kanë hezituar të bëhen pjesë e tyre, mirëpo me kalimin e kohës, atyre iu është rikthyer besimi se vërtetë ata mund të ndikojnë dhe kontribuojmë me idetë dhe sugjerimet e tyre.
Andaj, siç tha ai, tashmë vërehet një interesim i madh i pjesëmarrësve në diskutime publike, të cilët bashkërisht me Komunën e Prishtinës vendosin për projektet që janë prioritare për lagjet e tyre.
Me anë të pranisë së tij në Kosovë dhe rajonin e gjerë prej vitit 1999, UN-Habitat e ka promovuar qeverisjen e mirë, sigurinë e banimit, pjesëmarrje të barabartë të meshkujve dhe femrave në zhvillimin e vendbanimeve njerëzore të qëndrueshme dhe planifikimin hapësinor përfshirës. Intervenimet fillestare të UN-Habitatit ishin të fokusuara në krijimin e institucioneve për tu marrë me çështjet pronësore se Drejtoria Banesore dhe Pronësore dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin efikas të qeverive lokale me anë të programeve të njëpasnjëshme.
Programet e UN-Habitatit për ndërtim të kapaciteteve: Programi për Qeverisje Lokale (LoGo) dhe Programi për Mbështetje Komunale (2001), Programi për Planifikimin dhe Menaxhimin Urban (UPMP, 2002-2003), Programi për Qeverisje dhe Planifikim të Zhvillimit (GDPP, 2003-2006), Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP 1, 2005-2008 dhe MuSPP 2, 2008-2011) kanë ndihmuar në zhvillimin, ankorimin dhe institucionalizimin e një sistemi të ri të planifikimit dhe në forcimin e kapaciteteve të profesionistëve që merren me planifikimin hapësinor dhe urban në nivelin lokal dhe qendror.