Komuna e Prishtinës miraton rishikimin e buxhetit të vitit 2015
Prishtinë, 4 qershor - Me 19 vota për dhe 15 abstenime Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka miratuar propozimvendimin për rishikimin e buxhetit të vitit 2015.
Qëllimi, i këtij propozimvendimi ishte që me rishikimin e buxhetit të vitit 2015, mjetet të ridestinohen në kategoritë buxhetore, sipas nevojave të Komunës, për paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, subvencione dhe transfere dhe investime kapitale.
Gjithsej buxheti i propozuar për ri-orientim ishte në vlerë prej 3,549,000 , ose 6% e buxhetit të përgjithshëm të Komunës së Prishtinës.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu tha se janë ardhur me vonesë instruksionet për rishikimin e buxhetit për vitin 2015 nga Ministria e Financave, megjithatë pavarësisht kësaj Komuna e Prishtinës ka bërë rishikimin e nevojshëm për buxhetin e saj dhe janë paraqitur edhe dokumentet se bashku me arsyetimet e rishikimit të buxhetit.
E rëndësishme është të themi se jemi munduar që në kuadër të këtij rishikimi të orientohemi drejt prioriteteve qoftë në aspektin infrastrukturor apo qofshin ato që ndërlidhen më çështje të tjera do të ndikojnë që shërbimet në qytet të jenë më të mira, tha Sejdiu.
Drejtori i Financave dhe Pronës, Visar Berisha prezantoi para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës në mënyrë të detajuar rishikimin e buxhetit.
Më poshtë i gjeni të plota ri orientimet buxhetore:
Gjithsej buxheti i propozuar për ri-orientim 3,549,000 .
Këto mjete janë marrë nga këto programe dhe vija buxhetore:
a. shpenzime kapitale nga buxheti për infrastrukturë lokale (800,000 ),
b. shpenzime kapitale nga buxheti për shërbime publike (269,000 ),
c. shpenzime kapitale nga buxheti për kulturë (200,000 ),
d. shpenzime kapitale nga buxheti për planifikim strategjik (760,000 ),
e. shpenzime kapitale nga buxheti për rini dhe sport (650,000 ),
f. buxheti për subvencione dhe transfere për bujqësi (80,000 ),
g. shpenzime kapitale nga buxheti për shëndetësi (340,000 ),
h.shpenzime kapitale nga buxheti për arsim (450,000 ).
II. Shuma e mjeteve prej 3,549,000 të marra nga këto programe, orientohen në këto programe dhe vija buxhetore:
a. mallra dhe shërbime në buxhet të administratës dhe personelit (271,000 ),
b. shpenzime kapitale në buxhet të administratës dhe personelit (50,000 ),
c. shpenzime kapitale në buxhet për infrastrukturë lokale (660,000 ),
d. shpenzime kapitale në buxhet për shërbime publike (110,000 ),
e. shpenzime kapitale në buxhet për financa dhe pronë (738,000 ),
f. shpenzime kapitale në buxhet për planifikim strategjik (710,000 ),
g. buxheti për subvencione dhe transfere për bujqësi (80,000 ),
h. shpenzime kapitale në buxhet për shëndetësi (280,000 )
i. mallra dhe shërbime në buxhet të arsimit (200,000 ),
j. shpenzime komunale në buxhet të arsimit (200,000 ),
k. shpenzime kapitale në buxhet për arsim (250,000 ).